Një nga momentet më të lumtura të jetës suaj është pikërisht ai momenti kur ecni në skenë për të marrë diplomën tuaj. Diplomimi është i mahnitshëm dhe tmerrues njëkohësisht. Sapo futesh në “botën reale”, ka probleme të reja për të përballur dhe pengesa të reja për të ngjitur dhe gjetja e një pune shpesh rezulton si më e vështira.
Liz Wessel është këtu për të ndihmuar. Pas një pune të suksesshme në Google, Liz themeloi WayUp, një kompani e dizejnuar për të ndihmuar studentët dhe të diplomuarit e rinj të gjejnë mundësi për intershipe dhe punë. Më poshtë Business Magazine ndan këshillat e saj më të mira për të diplomuarit e rinj që kërkojnë të gjejnë një punë.
- Mos u frikësoni. Kompanitë ende punësojnë!
Vitin e kaluar, vetëm 21% e të diplomuarve kishin pranuar një ofertë pune me kohë të plotë para diplomimit. Pra, nëse nuk jeni të punësuar ende, nuk jeni vetëm!
Shumë kompani nuk do të rekrutojnë persona që janë në një moshë të konsiderueshme. Kjo është veçanërisht e vërtetë për firmat me rritje të shpejtë, sepse nevojat e tyre të punësimit ndryshojnë kaq shpejt. Shumë kompani ende po punësojnë të diplomuar të kohëve të fundit. Pra, mos u frikësoni, thjesht aplikoni!
- Jini të hapur
“Është e rëndësishme që të mbani mendjen e hapur në kërkim të punës, sidomos kur bëhet fjalë për industritë e ndryshme dhe kompanitë e ndryshme.
Për shembull, nëse dëshironi të jeni inxhinier software-i, mendoni të punoni në një sërë startup-esh të vogla dhe firma më të mëdha korporative. Ka role të mëdha inxhinierike edhe jashtë Google!”
Përveç kësaj, mendoni jashtë kornizave kur bëhet fjala për industrinë që ju zgjidhni! Kompanitë që tradicionalisht nuk i keni menduar si “kompani teknologjike”, si për shembull Ernst & Young, ato në të vërtetë po punësojnë persona në role zhvilluese, jo vetëm në rolet si llogaritarë. E njëjta gjë mund të thuhet për shumicën e industrive dhe kompanive!
- Gjeni një mentor
Mendoj se është jetësore për rritjen profesionale (sidomos si një i diplomuar i kohëve të fundit) që të keni dikë që ka qenë në rrugën tuaj për t’ju dhënë udhëzime dhe këshilla.
“Unë nuk do të isha sot drejtoreshë ekzekutive, pa mentorë në jetën time. Dhe në fakt kam mentorë për lloje të ndryshme të gjërave për të cilat kam nevojë për ndihmë! Për pjesën e marketingut, shkoj tek një VP i Marketingut në Google, i cili u bë një figurë mentori për mua rastësisht gjatë punës sime atje. Për këshilla për ndërtimin e ekipit, shkoj në një CEO tjetër, i cili ka zhvilluar me sukses kompani në IPO. Dhe lista vazhdon!”
- Zotëroni përvojat tuaja
Edhe pse nuk keni 10 (apo 5 vjet) përvojë pune, unë jam e sigurtë se ka me siguri aftësi të vlefshme dhe mësime që keni marrë në kolegj (madje edhe në shkollë të mesme).
Nëse do të ishit një kamarier/e, keni mësuar për shërbimin e klientit dhe vëmendjen ndaj detajeve. Ndoshta keni qenë një dado gjatë kolegjit? Ju ndoshta keni demonstruar përgjegjësi dhe kreativitet. Vetëm jini vetvetja dhe jini krenarë për arritjet tuaja.
Gjithashtu, kur të shihni një punë që thotë “kërkon 1-3 vjet përvojë”, aplikoni! Kjo gjë është thjesht një zhargon i biznesit sot.
- Dërgoni shënime falenderimi gjithmonë
Një falenderim gjatë intervistës do ishte mjaft fitimprurëse, pasi kjo i tregon menaxherit të punësimit se ju e vlerësoni kohën e tyre dhe kjo është një mundësi për t’ju treguar atyre se çfarë ju bën të aftë për pozicionin e lirë.
Sigurohuni që të personalizoni shënimin tuaj të falënderimit dhe theksoni diçka specifike që keni mësuar gjatë intervistës. Për një bonus shtesë, dërgoni një shënim të shkruar me dorë! Unë ju premtoj se duke bërë këtë, ju do të dalloni për mirë në krahasim me kandidatët e tjerë.
- Kërkoni mundësi për të mësuar vazhdimisht
Si një i diplomuar i ri në kërkim të punës, duhet të kërkoni mundësi për të mësuar: përmes mbledhjeve, seminareve dhe më shumë. Përdoreni kohën tuaj duke marrë pjesë nëpër workshop-e të ndryshme në mënyrë që të merrni mësime dhe të përfitoni aftësi të reja, por edhe për të përmirësuar ato aftësi që keni. Faqe si Skillshare e bëjnë këtë tepër të volitshme, ose mund të bashkoheni me grupet në Facebook brenda industrisë tuaj të dëshiruar dhe të shihni se çfarë zhvillimi profesional ju rekomandojnë. Në WayUp, ne organizojmë sesione të shpeshta Facebook Live me liderë nga kompanitë më të mira si Capital One në mënyrë që komuniteti ynë të mësojë rreth industrive apo roleve të caktuara.
burimi: theeverygirl.com